Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht në Gllarevë.
Tri vetura janë ndeshur me njëra tjetrën rreth orës 12:00.
Sipas gazetares së Express që ndodhet në vendin e ngjarjes tetë persona kanë mbetur të lënduar derisa ka edhe dëme të shumta materiale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova thotë se gjysma e të lënduarve janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, e disa të tjerë që janë në gjendje më të rëndë janë nisur drejt QKUK-së në Prishtinë.





