Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth oërs 14:30 minuta, një person është shtypur nga vetura në hyrje të Shtimes, shkruan gazetametro.net.
Sipas raporteve të para, ngasësja 37 vjeçare e automjetit, me iniciale V.SH., e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren L.V, 43 vjeçe.
Me këtë rast, 43 vjeçja ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ambulanca e ka dërguar atë në spitalin e Shtimes e më pas në QKUK, mirëpo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Mjeku kujdestar ka njoftuar Policinë se nga këto lëndime, gruaja 43 vjeçe ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.
Ndryshe, sot gjatë ditës edhe 5 persona gjetën vdekjen në një aksident të rënë komunikacioni në Suharekë.

