back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti takon tre kryeministra të tri shteteve të Ballkanit

Albin Kurti takon tre kryeministra të tri shteteve të Ballkanit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai ka marrur pjesë në konferencën ndërkombëtare të ndërmarrësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, Kurti ka takuar tre kryeministra të shteteve të Ballkanit, kryeministrin e Bullgarisë, Bosnjë Hercegovinës dhe atë të Maqedonisë. Po ashtu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Vetëvendosjes, ka bërë të ditur se në këtë konferencë është takuar edhe me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç, shkruan Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se me të gjithë këta kanë biseduar për problemet e shteteve të rajonit të Ballkanit, dhe për zhvillimin ekonomik të tyre.

“Dje mora pjesë në konferencën ndërkombëtare të ndërmarrësve që u mbajt në Sarajevë. Përveç biznesmenëve të suksesshëm të rajonit, aty morën pjesë edhe shumë politikanë të shquar përfshirë këtu kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, atë të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic, të Maqedonisë, Zoran Zaev, pastaj ish presidenti i ish Jugosllavisë dhe Kroacisë, Stjepan Mesic etj. Ishte kjo një mundësi e mirë për të zhvilluar takime të ndara dhe për të diskutuar për problemet e veçanta e të përbashkëta të shteteve të rajonit të Ballkanit, për zhvillimin e bashkëpunimin ekonomik, për integrimet euro-atlantike etj”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, në këtë konferencë janë ndarë shpërblime, dy nga të cilat kanë shkuar për kompanitë kosovare.

“Në fund të konferencës u mbajt një ceremoni solemne ku u ndanë shpërblime të shumta për cilësi evropiane dhe menaxhim të suksesshëm për vendet e rajonit, e në mesin e tyre fitues u shpallën dy kompani nga Kosova, “Eurometal” nga Ferizaj dhe Pestova (Vipa Çips) nga Vushtrria, si dhe Oda Ekonomike e Kosovës”, ka përfunduar shkrimi i Kurtit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz