BallinaShqiptareMe çfarë po mahniten shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë

Me çfarë po mahniten shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë

Të ngjajshme

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Parku Kombëtar “Malet e  Sharrit” është atraksion për një numër të madh të turistëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Por ata që dëshirojnë të investojnë në Prevallë, thonë se kanë probleme të shumta me marrjen e lejes në Ministrinë e Ambientit.

Gent Loli ka tetë vite që nga Shqipëria vjen në Bjeshkët e Prevallës, e këto bjeshkë ka shumë arsye pse i viziton.

“Vijmë bashkë më familjen, jemi shumë të kënaqur këtu, është një klimë e mrekullueshme. Janë të rralla këto vende që të vizitohen nga turistët, në këtë rast siç jemi ne”, deklaron turisti nga Shqipëria për RTV Dukagjinin.

Për këto 21 ditë sa qëndron në këto bjeshkë ai  thotë se merr motiv për krejt vitin, por ka një porosi për Qeverinë e Kosovës .

“Qeveria e Kosovës ka nevojë të investojë mbi këto vende, sepse nga bisedat që kam pasur me vendasit, janë shumë toka shtetërore këtu që mund të menaxhohen më mirë në aspektin e lejeve të ndërtimit”, shprehet më tej turisti nga Shqipëria, Genti Loli, përcjell Telegrafi.

Ky vend që ndryshe njihet si Parlamenti i Bjeshkës, për çdo mëngjes mbledh qindra persona që qëndrojnë për të marrë ajrin e pishave i cili thuhet se është shërues.

Për të shijuar gjithë këtë natyrë që kanë këto bjeshkë, Mirvete Binaku merr rrugë nga Suedia.

“Këtu erdhëm për ajër të pastër, për qejf, shëtitja i bën mirë shëndetit”.

Por Binaku  edhe pse ka dëshirë  të investoj në këtë anë, ka hasur në  disa probleme.

“Kam blerë një truall këtu, është ndërtuar një bazament, por është e pamundur të ndërtohet sepse sipas qeverisë ai bazament është pa leje” shprehet Mirvete Binaku.

Edhe bizneset e kësaj ane ankohen se nga Ministria e Mjedisit nuk po arrijnë të marrin leje për ndërtim, e për këtë janë të detyruar edhe të  kthehen turistët që vijnë nga larg. Sipas tyre leje po u jepet vetëm për prona private./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz