BallinaLajmeU nisën për pushime në Shqipëri, po ja çka iu ndodhi kosovarëve...

U nisën për pushime në Shqipëri, po ja çka iu ndodhi kosovarëve në Rrugën e Kombit

Të ngjajshme

Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre vetura janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare...

Raportohet se Guardiola ka njoftuar largimin nga City

Duket se largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City...

Shënon Amir Rrahmani, Napoli e dyfishon epërsinë ndaj Pisas

Napoli e ka dyfishuar epërsinë ndaj Pisas. Ishte qendërmrojtësi kosovar,...

Kurti premton reformë pensionale: Pensionistët do të kenë trajtim meritor

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, gjatë një...

Si rrallëherë në Rrugën e Kombit sot pati një trafik të rënduar.

Kjo për shkak se për disa orë u realizua një operacion për transportimin e disa pajisjeve të rëndësishme në drejtim të Kosovës. Mosvënia në funksion e shtatë urave të reja bllokoi në rrugë pushuesit që ishin nisur për fundjavë në Shqipëri.

Disa kamionë bënë një transport të veçantë drejt Kosovës. Atë të pajisjeve për central që prodhojnë energji.

Manovratorëve të mjeteve transportuese u është dashur kohë të kalojnë në shtatë urat.

Kjo për shkak se pesë urat e reja të përfunduara akoma nuk janë lidhur me autostradën, kurse dy tjera janë akoma në ndërtim.

Në këto pika rruga ngushtohet dhe një transport i tille është i vështirë dhe paraqet rrezik.

Për këtë arsye i gjithë karvani u shoqëruar me makina të policisë rrugore, ndërsa vargu i mjeteve në pritje ishte i gjatë.

Qarkullimi normal ka nisur vetëm pasi është përfunduar operacioni.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji që kryhet një transport i tillë i shoqëruar me vonesa të shumta nga Kukësi në Morinë.

Lidhja e urave të përfunduara me autotsradën është në kompetencë të ARRSH, por ende nuk dihet kur do të jetë afati i përfundimit të plotë të këtij investimi në Rrugën e Kombit./AbcNews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz