BallinaLajmeVeterani i luftës, Salih Hazrolli, bëhet me shtëpi të re

Veterani i luftës, Salih Hazrolli, bëhet me shtëpi të re

Të ngjajshme

Identifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Më 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një...

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin...

Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Salih Hazrolli, nga Banja e Malishevës. Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë për familjen e këtij veterani morën pjesë, kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryearti i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, kreytari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe veteran luftëtar të UÇK-së nga Banja.

“Ne si shoqatë e kemi për obligim të kujdesemi për veteranët, përfshi edhe sigurimin e strehimit apo banimit për veteranët, brenda mundësive që kemi si shoqatë. E falënderoj edhe Komunën e Malishevës, për ndihmën e dhënë për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje të veteranit, ndërsa familjes i uroj ta gëzoj shtëpinë e re”, tha mes tjerash, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

“Ne si komunë, e falënderojmë OVL të UÇK-së, për iniciativën dhe për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Salih Hazrolli dhe uroj që familja Hazrolli ta gëzoj shtëpinë e re”, tha kryetar i Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përurimit të shtëpisë.

Përndryshe, shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së, është ndërtuar në bashkëpunim dhe bashkëfinancim, mes OVL të UÇK-së dhe Komunës së Malishevës. Shtëpia është e ndërtuar sipas standardeve, me hapësirë dhe kushte për banim dhe jetë normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz