BallinaLajmeDebati Krasniqi – Lladrovci, Gani Geci e pyet Jakupin: Kush e shkruajti...

Debati Krasniqi – Lladrovci, Gani Geci e pyet Jakupin: Kush e shkruajti Komunikatën nr. 59?

Të ngjajshme

Jaku Krasniqi dhe Ramiz Lladrovic gjatë ditës së shtunë kanë pas një “përplasje” mes vet në mënyrë virtuale.

Akuza e kundër akuza kanë shfaqur mes vete kreu i Drenasit Ramiz Lladrovic dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën.
E për atë se çka tha Krasniqi ka reaguar edhe Gani Geci, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Geci shkruan se atë që e ka thënë Krasniqi për Adem Jasharin ky i ka thënë në vititn 1998-99 dhe 2000.
Gani Geci përmes një postimi në facebook pyet publikisht Jakup Krasniqin se kush e ka shkruar Komunikatën me numër 59, e cila ishte një urdhër për vrasjen e Gecit gjatë luftës në Kosovë.

Lexojeni postimin e Gani Gecit:

Këto që i kam thënë unë në vitin 1998,1999 dhe 2000 edhe vazhdimisht i kam thënë deri më sot po i thonë këta sot!

Si do që të jetë,ma mirë vonë se kurrë, lexojeni librin” Lufta pa maska”dhe e vërtetëa është vetëm një!

E kam një pyetje për Zt.Jakup Krasniqin:

Kush e ka shkruar Komunikatën nr.59???

Duke e ditur se Jakup Krasniqi ka qenë Zëdhenës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe duke e ditur se në shumë vende e ka treguar të vërtetën rreth kësaj komunikate, bile mua dhe një mik i Jakup Krasniqit, Zt. Milaim Zeka, më ka thënë të vërtetën se çka i ka thënë Jakup Krasniqi për Kumunikatën nr.59.

Duke e ditur burrërinë e Jakup Krasniqit e lus publikisht ta shpjegoi te verrteten rreth komunikatës nr.59.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz