BallinaShqiptareTë moshuarit nxirren jashtë nga 2 fëmijët, fjalët e tyre të thyejnë...

Të moshuarit nxirren jashtë nga 2 fëmijët, fjalët e tyre të thyejnë zemrën

Të ngjajshme

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se...

Komoran: Policia arreston të dyshuarin për vjedhjen e 147 eurove dhe cigareve

Në Komoran, të komunës së Drenasit, më 19.03.2026 rreth...

Netanyahu pranon të “pezullojë” sulmet ndaj fushave të gazit në Iran pas kërkesës së Trumpit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë për shtyp...

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët përzënë prindërit e tyre nga shtëpitë dhe i lënë ose në azil pleqsh ose në mes të katër rrugëve.

I tillë është rasti i këtij çifti të moshuar nga Korça, të cilët prej ditësh enden rrugëve pasi djali dhe vajza e tyre i kanë nxjerrë jashtë.

Të pyetur nga qytetari që ka filmuar videon se kush i nxori jashtë dhe ku po shkojnë, i moshuari shprehet:

Në fillim djali, pastaj çupa. Po ja të shohim për ndonjë pemë, rrimë poshtë saj, pse ku të vemi.”
Pamja pikëlluese e dy të moshuarve mund të prekë këdo që e sheh këtë video, pasi dy të moshuarit mezi qëndrojnë në këmbë ne paterica.

Më tej zotëria i moshuar shprehet:

Kemi dy ditë që endemi rrugëve dhe as policia nuk na bën derman, i kam njoftuar por asgjë.”
Qytetari: Po me se ushqehesh?

I moshuari: Me lekët e pensionit.

Qytetari: Po pse nuk shkoni në shtëpi?

I moshuari: Po s’kemi shtëpi fare, na kanë nxjerrë edhe djali edhe çupa, të dy. Bashkia na tha se do na strehonte sot, por hiç asigjë.

Qytetari: Po dje ku fjetët?

I moshuari: Atje në hotel. Na dhanë nga 4-5 veta nga 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe bëmë 10 mijë lekë. Por sonte jemi në krizë fare.

Qytetari: Po sot?

I moshuari nis të qajë dhe nuk përmban dot lotët dhe e shoqja i thotë “Mjaft qave!”, si për ta ngushëlluar, por asgjë muk mund t’i ngushëllojë dy prindër që u është thyer zemra nga bijtë e tyre.

Në fund çifti shprehet se azili u ka premtuar që nuk do i lënë jashtë, por nuk i kanë kontaktuar më dhe dy pleqtë po enden Korçës duke kërkuar një strehim poshtë pemëve për të kaluar natën.

Urojmë që dikush t’u shkojë në ndihmë, sepse të gjithë kemi prindër, të gjithë kemi gjyshër e çka është më e rëndësishmja të gjithë do plakemi një ditë.

Fëmijët i kanë përzënë, bashkia ua ka mbyllur derën, policia nuk ua ka zgjidhur problemin me fëmijët të cilët i kanë nxjerrë jashtë, por shpresojmë që dikush, person apo shoqatë qoftë të bëjë diçka për këta dy pleq të mjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz