BallinaShqiptareI dehur në makinë, përplaset me kasollen, shtyp lopën dhe pulat, arrestohet

I dehur në makinë, përplaset me kasollen, shtyp lopën dhe pulat, arrestohet

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Po qarkullonte me mjetin e tij nën efektin e alkolit dhe është përplasur më një kasolle bagtish. Nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkolit dhe është arrestuar nga forcat blu. Ngjarja ka ndodhur në rrugen Elbasan – Peqin dhe në pranga është vënë Bashkim Sulejmani 53 vjeç

Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi :

• Bashkim Sulejmani, 53 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi i lartëpërmendur duke drejtuar mjetin  tip “traleri” me targa SK 838 TB, ka dalë nga rruga, dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Si pasojë ka dëmtuar kasollen e bagëtive ku ka shtypur një lopë dhe disa shpendë , në pronësi të shtetasit T.S., 43 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga nenet 291, 242 , të Kodit Penal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz