BallinaSportXhaka, Shaqiri dhe Januzaj së bashku kanë realizuar më shumë gola se...

Xhaka, Shaqiri dhe Januzaj së bashku kanë realizuar më shumë gola se e gjithë kombëtarja e Serbisë

Të ngjajshme

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Lufta me Iranin: Kaq ka arritur çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Izraeli nis operacione tokësore në jug të Libanit, rriten tensionet në rajon

Israel Defense Forces ka njoftuar fillimin e operacioneve tokësore...

Përfaqësuesja e Kosovës edhe pse nuk ka arritur të kualifikohet në kampionatin botëror “Rusia 2018” megjithatë shteti i Kosovës ka pasur 4 ambasador të cilët e kanë përfaqësuar shtetin e Kosovës në Rusi.

Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj janë lojtarët me prind kosovar të cilët janë duk marrë pjesë në këtë botëror, madje me kombëtaret e tyre Zvicrën dhe Belgjikën kanë siguruar edhe kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në botë shkruan Gazeta Blic

Kur jemi tek këta 4 lojtarë tre nga këta kanë shënuar edhe gola për shtete e tyre, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan nga një gol në fitoren historike përballë Serbisë, ndërkohë gol sot shënoi edhe kosovari tjetër Adnan Januzaj, i cili realizoi një gol fantastik përballë Anglisë dhe i dhuroi fitoren kombëtares së Belgjikës

Kur jemi tek golat një fakt mjaftë interesant është që lojtarët e kombëtares së Serbisë në këtë kampionat kanë realizuar vetëm dy gola ani pse kanë zhvilluar 3 ndeshje.

Kosova nuk pati skuadrën e tyre, por kjo nuk e pengoi që lojtarët të cilët kanë prind kosovar të shënojnë më shumë gola se e gjithë kombëtarja e Serbisë./Gazeta Blic

Video Player

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz