BallinaLajmeAbazi: Thaçi është i pabesë, nuk la kënd pa tradhtuar, Krasniqin, Limajn...

Abazi: Thaçi është i pabesë, nuk la kënd pa tradhtuar, Krasniqin, Limajn …

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi ka kritikuar ashpër Presidentin e vendit, Hashim Thaçi. 

Abazi ka thënë se Thaçi është i pabesë dhe si i tillë duhet të shkojë i pabesë.

Sipas tij, Hashim Thaçi ka tradhtuar Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin, Isa Mustafën duke ia rrëzuar qeverinë për interesa të tij e Klanit Pronto.

“Thaçi dhe njerëzit e tij kanë shkruar libra që ofendojnë liderin historik të Shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova, kjo është vazhdimësia e Thaçit nga lufta që kishte ndejllur urrejtje, ndasi e vëllavrasje në Kosovë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Gazeta Blic.

Shkrimi i plotë i Abazit:

Thaci eshte i pabese dhe si i tille duhet te shkoje- i pabese

Ka tradhetuar Fatmir Limen e Jakup Krasniqin- ish miqet e tij
E ka tradhetuar marreveshjen e lidereve per reforme
E ka tradhetuar Isa Mustafen duke e rrezuar qeverine per interesa te tija dhe klanit

PRONTO

Ka nenshkruar demarkacionin pa transparence
Ka bere presion ne sistemin e gjyqesise me njerezit e tij
Ka dhene perkushtimin per asociacionin dhe formimin e saj
Ka perdorur dhune dhe njesine speciale kunder protestuesve te VV
Ka sabotuar sistemine drejtesise me Klanin PRONTO
Njerezit e Hashimit jane njerez qe i kane ikur drejtesise edhe ikin edhe sot
Ka dhene urdher pa plan per ROSU ku eshte vrare Enver Zymberi
Ka arrestuar Djuriqin per te blere Kohe

Ka lejuar qe ne historine e re te Kosoves te kapen qytetare nga sherbime te huaja.
Njerezit e Hashimit jane njerezit me te pasur ne Kosove
Hashimi ka nenshkruar per fusnoten dhe kthimin ne 1244

Thaci dhe njerezit e tij kane shkruar libra qe ofendojne liderin historik te Shqiptareve te Kosoves Ibrahim Rugova, kjo eshte vazhdimesia e Thacit nga lufta qe kishte ndejllur urrejtje, ndasi e vllavrasje ne Kosove.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz