back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeRezoluta e Kongresit Amerikan kushtëzon Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve...

Rezoluta e Kongresit Amerikan kushtëzon Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Zbardhja e vrasjes së tre shqiptarëve me shtetësi amerikane në vitin 1999 në Serbi mund të determinojë marrëdhëniet diplomatike në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Kështu thuhet në tekstin e  rezolutës që Komisioni për Punë të Jashtme I Kongresit Amerikan miratoi lidhur me ekzekutimin e vllëzerve Bytyqi.

Këta tre vëllezër ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal të kufirit në vitin 1999 dhe pas lirimit ishin ekzekutuar atje.

Kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në vitin 2001 në një varr të pashënuar ndanë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Selo, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbante kufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

Deri më këtë ditë nuk ka të arrestuar si të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Në rezolutën e nxjerrë kërkohet nga Serbia, masa konkrete për zgjidhjen e këtij rasti, ose mund të dëmtohen marrëdhëniet diplomatike.

Progresi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesae tij , duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm duke determinuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.

Këtë rezolutë e bëri publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se është e impresionuar nga vendosmëria për zgjidhjen e këtij rasti.

“Përulem para vendosshmërisë së prindërve, familjarëve dhe komunitetit Shqiptaro-Amerikan që me këmbëngulje punuan dhe nuk hoqën dorë asnjëherë nga kërkesa për drejtësi”, shkroi ajo në Facebook.

Rezolutën e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni Këtu:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz