back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNë Drenicë shtëpitë ku u vranë dhjetë anëtarët e familjes Ahmeti, shndërrohen...

Në Drenicë shtëpitë ku u vranë dhjetë anëtarët e familjes Ahmeti, shndërrohen në muze (Video)

Të ngjajshme

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Familja Ahmeti, nga fshati Likoshan i Drenasit, kanë shndërruar shtëpitë e tyre në muze.

Në këto shtëpi, në oborrin e tyre u vranë 10 anëtarë të familjes, në luftën e fundit në Kosovë.

Të mbijetuarit i shndërruan Shtëpitë në muze, me qëllim që të pasqyrojnë realitetin e ndodhur në këtë fshat.

Xhevdet Ahmeti, njëri nga të mbijetuarit e kësaj familje, thotë për RTV Dukagjinin se këto shtëpi muze, janë pasqyrë të asaj që ka ndodhur në këtë fshat.

“Me 28 shkurt të vitit 1998, rreth shtëpive të familjes Ahmeti është zhvilluar një luftë në mes të UÇK-së dhe forcave policore serbe. Para dyerve të shtëpive tona kanë mbetur të vrarë pjesëtar të policisë serbe dhe është plagosur ushtari i UÇK-së, Rexhep Rexhapi”, rrëfen Ahmeti, i cili thotë se këtu ishte pikënisja e gjithë masakrës që serbët bënë ndaj familjes Ahmeti, përcjell Telegrafi.

“Ushtarin e UÇK-së, Rexhep Rexhepi familjarët e mi e kanë strehuar dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Por ky veprim është diktuar nga forcat serbe të cilët e kanë gjetur ushtarin Rexhepi në shtëpinë tonë, ku më pas i kanë marrë të gjithë meshkujt e familjes dhe i kanë ekzekutuar para dyerve të familjes Ahmeti”, përfundon rrëfimin Xhevdet Ahmeti, njëri nga të mbijetuarit e kësaj familje.

Enver Hasani thotë se ky muze ka një rëndësi të veçantë për fshatin por edhe për Kosovën.

“Është vendi i parë ku kanë filluar masakrat serbe në Kosovë, dhe shtatë ditë pas kësaj masakre është mbledhë “Grupi i Kontaktit” pasi e ka parë se çka po do me ndodhë në Kosovë”, përfundon banori i këtij fshati./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz