BallinaLajmeEuropa League: FC Prishtina siguron një barazim të vlefshëm në Gjibraltar

Europa League: FC Prishtina siguron një barazim të vlefshëm në Gjibraltar

Të ngjajshme

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për...

FC Prishtina e ka siguruar një barazim të vlefshëm në Gjibraltar në duel me skuadrën vendëse, Europa FC, me të cilën luajti baras, 1:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën parakualifikuese të Europa Leagues.

Bardhekaltrit e kanë gjetur golin në minutën e 50-të përmes Meriton Korenicës, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.

Paraprakisht, vendësit kishin kaluar në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë përmes Enrique Carrenos, i cili realizoi nga penalltia, të cilën e shkaktoi kapiteni Armend Dallku.

Image

Prishtinasit i kishin edhe disa raste, sidomos me Abdul Basit Khalid, por nuk ia dolën të shënonin.

Bardhekaltrit do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit parakualifikuese pas një jave dhe tash e kanë avantazhin e terrenit vendës.

Ata synojnë fitore, por do t’ju mjaftonte edhe barazimi pa gola për të kaluar në rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz