BallinaSportThe Washington Post shkruan që kosovarët ngritën fonde për dënimin e Xhakës...

The Washington Post shkruan që kosovarët ngritën fonde për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit

Të ngjajshme

Revolucion në futbollin anglez: FA prezanton kuota përfaqësimi gjinor dhe etnik

Shoqata e Futbollit të Anglisë po lançon një strategji...

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga pesë mijë franga nga FIFA pasi që në fitoren ndaj Serbisë në Kupën e Botës festuan duke e bërë shqiponjën dykrenare.

Me të marrë vesh këtë lajm, shumë shqiptarë  dhuruan para për ta paguar dënimin e tyre, dhe ky lajm ka marrë dhenë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta prestigjioze The Washington Post ka publikuar dy fotot e shqiptarëve të Zvicrës teksa bëjnë shqiponjën bashkë me titullin: “Kur FIFA dënoi lojtarët zviceranë për nderimin e shqiptarëve, kosovarët ngritën fonde”.

“Ata filluan një faqe GoFundME, dhe brenda orësh, ngritën mjaftueshëm para që ta mbulojnë dënimin prej 25 mijë dollarësh nga FIFA kundër Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, që kanë prejardhje shqiptare, si dhe bashkëlojtarit të tyre Stpehan Lichtsteiner (i cili po ashtu e kishte bërë shqiponjën)”, vijon The Post.

“Të gjithë ne ishim shumë të zhgënjyer dhe të befasuar që lojtarët zviceranë ishin dënuar thjesht pse kanë bërë një gjest që i identifikon shqiptarët. Nuk është shenjë urrejtjeje”, ka shkruar Drini Zatriqi në një mesazh elektronik për The Washington Post.

“Nuk është shenjë racizmi”.

“Është një shenjë që e bëjmë për të shfaqur gëzim dhe krenari”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz