back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajme7 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, vrasësi kurrë nuk u soll...

7 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, vrasësi kurrë nuk u soll në Kosovë

Të ngjajshme

Lookmani konfirmoi se ka kërkuar për t’u larguar nga Atalanta

Ademola Lookman ka konfirmuar se ka “dorëzuar zyrtarisht kërkesën...

Deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Bazuar...

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Edhe pse kanë kaluar 7 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, i dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari, vazhdon të endet i lirë.

Edhe pse organet e shtetit spanjoll kishin pranuar se Jashari gjendet në këtë shtet, ata asnjëherë nuk i ishin përgjigjur kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e tij në Kosovë dhe e gjithë kjo në mungesë të një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes të autoriteteve kosovare dhe të atyre të Spanjës, e cila ende nuk e ka pranuar Kosovën si shtet.

Kanë kaluar 7 vjet qëkur 27-vjeçarja Diana Kastrati ishte qëlluar për vdekje në qendër të Prishtinës para syve të shumë kalimtarëve nga ish-bashkëshorti i saj Adnan Jashari.

Ishte mëngjesi i majit të vitit 2011 kur Diana Kastrati ishte nisur nga shtëpia e saj për në Fakultetin e Mjekësisë, në të cilin edhe po studionte, mirëpo jo shumë metra larg shtëpisë së saj rruga i ishte ndërprerë nga ish-bashkëshorti, i cili e kishte qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend, shkruan më tutje “Zëri”.

Menjëherë pas kryerjes së veprës i dyshuari Adnan Jashari ishte arratisur nga Kosova për të përfunduar në Spanjë, në shtetin i cili ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës, duke e shfrytëzuar mungesën e marrëveshjes së bashkëpunimit mes autoriteteve spanjolle dhe atyre kosovare për mundësinë e ekstradimit të tij në Kosovë.
7 vjet nga vrasja e vajzës së tij Gëzim Kastrati, babai i Dianës, kërkon të bëhet më shumë për ekstradimin e të dyshuarit në Kosovë.
Ai thotë se familja e tij nuk ka asnjë përgjigje nga organet e drejtësisë kosovare  rreth mundësisë së ekstradimit të Jasharit në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit