BallinaSportHumoristi nga Drenica komenton gjestin e turpshëm të Diego Maradonas: I ka...

Humoristi nga Drenica komenton gjestin e turpshëm të Diego Maradonas: I ka mbushur hundët

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Sonte në emisionin “Dueli i Botërorit”, që transmetohet në RTV Dukagjini, i ftuar ka qenë edhe humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima.

Përveç komenteve rreth Kampionatit Botëror, Cima ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë futbollist, kohë të cilën thotë se e kujton me nostalgji.

Humoristi Rasim Thaçi – Cima, i ftuar sonte në RTV Dukagjini, në emisionin “Dueli i Botërorit”

Tutje, ai ka komentuar edhe gjestin e Diego Armando Maradonës sot pas golit të fitores të shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt nga Marcos Rojo, në ndeshjen Argjentinë-Nigeri.

Maradonna nuk ishte përmbajtur aspak ,duke iu drejtuar gishtat e mesën tifozëve të Nigerisë.

Në momentin që kjo pjesë është shfaqur në ekran, humoristi Thaçi nuk ka lënë pa komentuar këtë gjest, duke aluduar në drogimin e tij.

“Mua ma merr mendja sipas qehres, ky i ka mbushur pak hundët, sepse a sheh sytë herë i çelë e herë i mbyllë”, ka thënë Cima duke komentuar pamjet e Maradonnës në ekran.

Përveç humoristit Cima, të ftuar në këtë mbrëmje ishin edhe: Ismet Munishi (trajner/analist), Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Hekuran Krasniqi (këngëtar) dhe Jehona Shala (futbolliste).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz