BallinaBotëVdes Joe Jackson, babai i Michael Jackson

Vdes Joe Jackson, babai i Michael Jackson

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Patriarku që menaxhoi fëmijët e tij në muzikë, grupin Jackson 5 dhe vajzën Janet Jackson – por që më pas u akuzua për mizori dhe abuzime – ka vdekur në një spital në Las Vegas

Joe Jackson ka ndërruar jetë, në moshën 89 vjeçare.

Menaxheri i muzikës, dhe babai i 11 fëmijëve, përfshirë superyllin e popit, Michael Jackson, dhe Janet Jacksonin, po trajtohej në një spital në Las Vegas, raporton The Guardian.

Jackson thuhej të ketë qenë në fazat e fundit të kancerit. Ai më parë kishte pësuar një sulm në tru, në Sao Paulo, më 2015, e më pas edhe disa sulme në zemër, transmeton Gazeta Express.

Nipi i tij, Taj Jackson, e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e tij, nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter, në internet.

Fëmija i tij i katërt, Jermaine, ka thënë për Daily mail, para vdekjes së Jacksonit, se babai i tij ishte munduar t’i ndalonte vizitat nga familja e tij, duke mos dhënë informata për vendndodhjen e tij, dhe për diagnozën e tij.

Ata ishin lejuar ta shihnin atë më 19 qershor. “Askush s’e ka ditur se çfarë po ndodhte”, ka thënë Jackson. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz