BallinaLajmeKy është vendi më i rrezikshëm në botë për të jetuar gratë

Ky është vendi më i rrezikshëm në botë për të jetuar gratë

Të ngjajshme

Austria dëbon tre diplomatë rusë për dyshime për spiunazh me antena në çati

Austria ka shpallur tre diplomatë rusë “persona non grata”...

Lajm i mirë për Malishevën, nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë-Malishevë

Rruga e shumëpritur Kijevë-Malishevë do të bëhet realitet. Kontrata...

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Cllevio: Jam fans i Ramës, në shtëpi përplaseshim për Berishën

Intervista e Kleviol Ahmetit në podcastin e Grida Duma-s...

Një studim i ri nga ‘Thomson Reuters Foundation’ ka zbuluar se India është vendi më i rrezikshëm në botë për të jetuar një grua.

Ky raport është bazuar në anketimin e 550 ekspertëve të cilët merren me çështjet e grave, dhe që kanë zbuluar se India është shteti më i keqi në botë në aspektin e dhunës seksuale ndaj grave, në trafikimin njerëzor, në punë të detyruar, martesë të detyruar dhe skllavëri seksuale, transmeton Telegrafi.

Anketimi është kryer mes muajit mars dhe maj me ekspertë nga Evropa, Afrika, Amerika, Azia, etj.

Pjesëmarrësit e anketimit kanë qenë profesionistë, akademikë, punëtorë të organizatave joqeveritare, politik-bërës, specialistë zhvillimi, etj.

Përveç kësaj, India gjithashtu është klasifikuar si shteti më i rrezikshëm për rreziqet që gratë ballafaqohen nga praktikat tradicionale dhe kulturore, si sulmet me acid, gjymtimet gjenitale femërore, abuzimet fizike dhe martesat në fëmijëri.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se rasti i krimeve të raportuara ndaj grave është rritur për 83% mes viteve 2007 dhe 2016, ku katër raste të përdhunimit raportohen çdo orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz