BallinaLajmeMinistri kosovar e mban fjalën, dhuron pagën mujore për Xhakën dhe Shaqirin...

Ministri kosovar e mban fjalën, dhuron pagën mujore për Xhakën dhe Shaqirin (Foto)

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Janë grumbulluar afro 27 mijë dollarë nga donacioni për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner u dënuan nga FIFA për shkak se këta të fundit e bënë simbolin e popullit shqiptarë, shqiponjën, në ndeshjen ndaj Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë franga (20 mijë të dy), kurse ish-lojtari i Juventusit, tani i Arsenalit me vetëm 5 mijë franga.

Personi i fundit që dhuroi të holla në donacionin “gofundme”, ishte Ministri i Tregtisë në Kosovë, Bajram Hasani.

Hasani kishte deklaruar menjëherë pas vendimit të FIFA-s, se do t’ia dhuronte pagën mujore futbollistëve të dënuar.

Ai e mbajti fjalën dhe në llogarinë e Rilind Reka-s i cili e themeloi këtë donacion, shkuan 1 mijë e 357 euro.

Kujtojmë që deri më tani janë grumbulluar plotë 26 mijë e 981 dollarë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz