BallinaLajmeThemelohet Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, dëshmi e partneritetit afatgjatë Kosovë -...

Themelohet Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, dëshmi e partneritetit afatgjatë Kosovë – ShBA

Të ngjajshme

Big Mama njofton vdekjen e nënës së saj

Ka vdekur nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Big...

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane. Ky vendim është mbështetur në propozimin e Grupit Punues të themeluar nga Qeveria për të shqyrtuar mundësit dhe procedurat e themelimit të kësaj zone.

Themelimi i kësaj Zone të Veçantë Ekonomike do të ketë një rëndësi të madhe për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimin e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu do të mundësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit.

“Themelimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, përkon me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit do të koordinoj gjithë procesin e themelimit të Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, sipas propozimit të Grupit Punues, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente.

Përzgjedhja e lokacionit në Komunën e Gjakovës është bazuar në faktin se ky lokacion plotëson kushtet e hapësirës, mbi 500 hektar, si dhe përparësitë tjera, si kyçja direkt në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, qasje e lehtë në Autostradën e Dukagjinit, afërsia me aeroportin e Gjakovës, por edhe të Prishtinës.

Me qëllim të realizimit të projektit, pas miratimit të vendimit nga Qeveria e Kosovës, do të përgatitet memorandumi i bashkëpunimit me palën amerikane, hartimi i studimit të fizibilitetit për procesin dhe përzgjedhja e një operatori ekonomik për realizimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz