BallinaLajmeVlora Çitaku kontribuon në donacionin për Xhakën e Shaqirin (Foto)

Vlora Çitaku kontribuon në donacionin për Xhakën e Shaqirin (Foto)

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Donacionit për t’i grumbulluar plotë 25 mijë dollarë në ndihmë të dy kosovarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, i janë bashkuar personalitete ndër më të ndryshme në Kosovë.

Kësisoj, ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka dhënë një shumë simbolike për t’i nderuar Xhakën e Shaqirin, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast, sipas faqes zyrtare “Gofundme”, figuron emri i Çitakut ku shihet se ka dhënë 100 dollarë për dënimin e tyre që ua shqiptoi FIFA.

Ndërkaq, në listën e njëjtë figuron edhe emri i Kryetarit të Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, i cili ka dhënë 50 dollarë në donacionin në fjalë.

Duhet theksuar se në ndihmë të kosovarëve më herët kanë dalë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili dha një pagë për këtë si  dhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj që deklarojë se është në gjendje që paguajë krejt dënimin vetëm që ta bëjnë çdo herë shqiponjën.

Ndryshe, FIFA ( shtëpia më e madhe e futbollit) vendosi dënim nga 20 mijë franga ( nga 10  për të dytë) ndërsa 5 mijë franga zviceranin, Lichtsteiner.

Gjesti i tyre i bëri krenarë mijëra tifozë shqiptarë, andaj këta të fundit dëshirojnë t’ia bëjnë një nderë Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës./Indeksonline/

Donacioni për Granit Xhaken e Xherdan Shaqirin:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz