BallinaLajmeVetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë

Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Lëvizja Vetëvendosje po përgatit një kallëzim penal ndaj vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt për të ja rritur rrogat vetes.

Kështu ka bërë të ditur deputetja Albulena Haxhiu, e cila konsideron se ky vendim është i jashtëligjshëm.

“Vendimi i paligjshëm i Qeverisë për rritjen e pagave, është në kundërshtim edhe me Ligjin për Buxhetin e vitit 2018 dhe ka implikime buxhetore rreth 8 milion Euro. Ne jemi duke i bërë kallëzimet penale dhe shumë shpejt do t’i deponojmë ato”, shkroi ajo në Facebook.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë sot në T7 se vendimi për rritje të pagave nuk po zbatohet derisa kjo çështje të inkorporohet në Ligjin e Pagave.

“Edhe Ministri i Financave sikurse zyrtarja e BE-së po kërkon që rritja e pagave të inkorporohet në Ligjin e Pagave”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz