back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportLojtari i Serbisë ‘thumbon’ shqiptarët e Zvicrës me deklaratën e fundit

Lojtari i Serbisë ‘thumbon’ shqiptarët e Zvicrës me deklaratën e fundit

Të ngjajshme

I plagosuri në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Rreth orës 13:50, Policia e Kosovës është njoftuar për...

Plagoset një person në Pejë, ndodhet në emergjencë

Një person është plagosur mesditën e sotme në Pejë....

Hamza: Kosova ka dy rrugë, përpara ose të vazhdoj rrugën mbrapa me kaos, pasiguri dhe ndarje

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar...

IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull në vit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur...
- Advertisement -

Ndizet pragndeshja Zvicër-Serbi! Mediet zvicerane janë përpjekur të shpërqëndrojnë kundërshtarët e tyre pikërisht në pikën më të dobët, te Kosova dhe yjet që përfaqësuesja helvete i ka në gjirin e saj.
Kur pyesnin Valon Behramin se “ku e gjeti atë agresivitet dhe forcë për të ndaluar Neymarin?!”, përgjigjja ishte “gjaku shqiptar”.

E në të vërtetë, ai së pari është një futbollist shqiptar, pavarësisht se luan me Zvicrën. Sa i përket ndeshjes së radhës, asaj ndaj Serbisë, motoja është “Le t’u mësojmë serbëve që humbja është thjesht në ADN-n e tyre”.

Futbollistët shqiptarë të Kosovës do të luajnë edhe në ndeshjen kundër Serbisë, me simbolet e Kosovës në këpucët e tyre, duke kërkuar fitoren ndaj përfaqësueses serbe, në një shenjë hakmarrjeje për luftën dhe gjithçka ka ndodhur mes dy shteteve tashmë, raporton Tch.

Në konferencën për shtyp një ditë pas ndeshjes, futbollistin serb Milivojevic e pyetën për këtë gjë. Ai shtoi duke qeshur se “Kjo është një shaka, diçka qesharake”.

Ndërsa Aleksandar Mitrovic shprehet:

“Nëse do të ishin kaq patriotë, përse nuk luajnë për vendin e tyre? Ata përpiqen të na provokojnë në të gjitha mënyrat, por ne nuk do të ulemi në atë nivel. Do të ishte shumë naive sikur t’i lejonim ata që të na shpërqendronin. Ne duhet të respektojmë Zvicrën si kundërshtare, asgjë më shumë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz