Mediat serbe janë alarmuar nga mesazhet e tifozëve të futbollit në prag të ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë për Kupën e Botës.
B92 shkruan se një profil në Tëitter ‘Albanian soccer’ ka dërguar mesazhe provocative në prag të ndeshjes Zvicër – Serbi që do të mbahet në raundin e dytë në kuadër të Grupit E në Rusi, shkruan Periskopi.
Por çka janë ‘hallakatur’ mediat serbe për shkak të këtij profile në Tëitter. Ata janë të shqetësuar me mesazhet që po shkruajnë shqiptarët në këtë llogari.
Ndryshe, ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës luhet të premtën, në orën 22:00. Ashtu siç shkruajnë mediat fqinje, kundërshtarët e Serbisë përbëjnë një numër të madh lojtarësh nga Shqipëria dhe Kosova./Periskopi/

