back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKy është burri nga Prishtina i cili sot e mbyti gruan e...

Ky është burri nga Prishtina i cili sot e mbyti gruan e tij

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Fitim Duraku”, në Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri kanë vdekur dy persona. H.C. mashkull 73 vjeç fillimisht ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij, Z.C. (femër) 66 vjeç, më pas ka bërë vetëvrasje. Ekipi mjekësor ka konstatuar edhe vdekjen e 66 vjeçares.

Ende nuk dihen motivet që çuan deri te ky rast tragjik.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona njëri (mashkull) i vrarë nga arma e zjarrit dhe një (femër) e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jete pasi që nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

Vdekjen e viktimës H.C. mashkull 73 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vdekja e viktimës Z.C. (femër) 66 vjeç, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, njofton policia.

Bazuar në hetimin preliminar të kryer nga hetuesit rajonal dhe krimteknika, është ngritur versioni se fillimisht është plagosur viktima Z.C nga personi H.C dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz