BallinaShqiptareTakohen dy “komandanta” shqiptar, pa asnjë simbol shqiptar!

Takohen dy “komandanta” shqiptar, pa asnjë simbol shqiptar!

Të ngjajshme

“Takohen përfaqësuesit “shqiptar” pa asnjë shenjë shqiptare! Komandant Gjarpëri në kuvendim me Komandant “400 mijë euron e bombave”.
P. S: Ky është kameleonizëm i njohur i “ilinditasve verior” – shkruan gazetari dhe analisti, Emad Mehmeti.

Ndryshe, sot presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. Edhe pse të dy deklarohen si shqiptarë, në takimin mes tyre të realizuar sot në Prishtinë, nuk ka pasur asnjë simbol shqiptar.

Gjatë takimit i cili ishte i mbyllur për media, presidenti kosovar Thaçi lidhur me arritjen e Marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri të shtetit fqinj, ka thënë se “Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën”, thuhet në një njoftim nga Presidenca e Kosovës./Gazeta Lajm

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz