BallinaLajmePublikohet shkalla e papunësisë në Kosovë

Publikohet shkalla e papunësisë në Kosovë

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave (ASK) për tremujorin e parë të këtij viti, është 26.5 për qind.

Në të dhënat e publikuara nga ASK-ja thuhet se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune.

“Papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7 për qind, krahasuar me meshkujt me 25.9 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeç, me 54.0 për qind. Sipas rezultateve, fuqia joaktive është mjaft e lartë, me mbi 60 për qind, me fokus të veçantë te femrat”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim në Kosovë vazhdojnë të jenë tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz