BallinaLajmeLive nga ceremonia e varrosjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit

Live nga ceremonia e varrosjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Përderisa po shënohet ceremonia mortore për vdekjen e Hilmi Haradianajt është presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili mori fjalën duke përkujtuar gjithë sakrificat e tij përgjatë luftës dhe pas saj.

Gjatë fjalimi të tij ai pati fjalë prekëse për të, duke thënë se lajmin për vdekjen e babait të kryeministrit të vendit, e kanë marr me dhimbje bashkëluftatarët e tij dhe e gjithë Kosova.

“Lajmin për vdekjen  Hilmi Haradainjt e kemi marrë me dhimbje ne si bashkëluftëtarë të tij, por ishte i dhimbshëm edhe për familjen dhe gjithë në Kosovë dhe kudo që jetojnë shqiptarët.

Të nderuar të pranishëm, bacin Hilmi e njoh qysh ne fillimet e para të themelit të UÇK-së për Dukagjin e Kosovë.

Më herët përmes Kadri Veselit e kisha takuar Luanin, me Luanin dhe Kadriun kalonim shpesh kufirin Shqipëri-Kosovë deri në rënien heroike të Luanit.

Gjithmonë nga udhëtimi I gjatë dhe rraskapitës I bjeshkëve në dimër dhe verë, në shi, në borë, acar me të hyrë në Kosovë, me ne ishte Shkëlzeni, për t’u strehuar tek baca Hilmi dhe për të vazhduar tutje në Jabllancië.

Hilmi gjithmonë tregonte urtësi, mature dhe vendosmëri të lartë patriotike.

Ai nuk iu bashkëngjit UÇK- së por ishte ndër themeluesit dhe pjesëtarët e parë të themelimit të UÇK-së.

Ishte emblemë e UÇK-së. gjithmonë baca Hilmi vazhdonte me këshillat e mençura dhe atërore për të gjithë ne, para, gjatë dhe pas luftës.

Dhe nuk ishte si të mos ndodhte kështu sepse Ismajl Haradianj ishte ndër udhëheqësit e Lëvizjes Për Kauzën e Kosovës.

Ju humbët një bashkëshortë, një baba dhe një gjysh të jashtëzakonshëm. Ne mbetëm pa një bashkëluftëtarë, pa një veteran, pa një njeri me zemër të madhe. Një burrë i dëshmuar dhe I sprovuar në ditët më të vështira të Kosovës dhe kombit.

Baca Hilmi nuk u dorëzuar as përballë sfidave jo të lehta edhe në kohën e pasluftës. Ai me dinjitet dhe qetësi përballoj padrejtësitë e të burgosjes së të bijve të tij. Të gjitha goditjet e jetës i përballoj faqebardhë. I urtë, modestë. Burrë i Dukagjinit, Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.

Baca Hilmi vdiq në muajin qershor kur anembanë Kosovës po shënohet çlirimi i Kosovës. Figura e ndritur e bacës Hilmi meriton nderimet institucionale

Dekoratën jubilare të Pavarësisë më lejoni t’ia dorëzoj  familjarëve të familjes Haradinaj”, ka thënë ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz