BallinaBotëGruaja nxirret nga barku i pitonit gjigant, kujdes pamjet (Video +18)

Gruaja nxirret nga barku i pitonit gjigant, kujdes pamjet (Video +18)

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Trupi i një gruaje që u zhduk para disa ditësh u zbulua brenda një gjarpri prej shtatë metrash. Megjithëse është e rrallë për grabitqarët me gjak të ftohtë për të sulmuar njerëzit, ajo ishte viktima e dytë e një pitonit gjigant në Indonezi që nga marsi i vitit të kaluar.

Fqinjët e 54-vjeçares Wa Tiba zbuluan trupin e saj të paprekur, me rrobat e saj, ndërsa hapën një piton të mbushur shtatë metërsh të gjetur pranë kopshtit të viktimës në ishullin indonezian të Muna, sipas raporteve të AP, transmeton lajmi.net.

Gruaja u zhduk më 14 qershor, pasi ajo u drejtua për në kopshtin e saj që ndodhej afër shtëpisë së saj. Të afërmit e saj, kërkonin fermeren të nesërmen pasi nuk ishte kthyer nga kopshti i saj, por gjetën vetëm sandalet e saj dhe një elektrik dore në kopsht.

Pas nisjes së një kërkimi, një gjarpër gjigant i fryrë u zbulua vetëm 50 metra nga sendet e saj.

“Banorët ishin të dyshimtë se gjarpri mund të kishte gëlltitur viktimën, kështu që ata e vranë atë, pastaj e bartën atë nga kopshti. Barku i gjarprit u pre dhe trupi i viktimës u gjet brenda”, tha një zëdhënës i policisë lokale të quajtur Faris .

PARALAJMËRIM: VIDEO E MËPOSHTME ËSHTË GRAFIKE dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri

https://www.youtube.com/watch?v=NEVoYFM9u9c

Sipas tij, kopshti i viktimës ishte i vendosur afër shkëmbinjve, të banuar nga shumë gjarpërinj. Pitoni vrasës ka  tejkaluar madhësinë mesatare të gjarpërinjve gjigand, që shpesh gjendet në Indonezi dhe Filipine, madhësi e cila është rreth 5-6 metra.

Zvarranikët zakonisht sulmojnë majmunë, derra dhe gjitarë të tjerë të cilët janë më të vegjël se njerëzit, duke i kapur me dhjetëra dhëmbë, duke i mbytur dhe pastaj duke gëlltitur të gjithë për ti tretur.

Sulmet ndaj njerëzve janë të rralla, edhe pse kjo raportohet të jetë sulmi i dytë vdekjeprurës i pitonit në Indonezi që nga marsi i vitit të kaluar, kur një njeri rural 25 vjeç u gëlltiti në ishullin e Sulawesi. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz