BallinaLajmeFotografi e rrallë: Hilmi Haradinaj bashkë me Ali Ahmetin në kohë lufte

Fotografi e rrallë: Hilmi Haradinaj bashkë me Ali Ahmetin në kohë lufte

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Një fotografi e rrallë është publikuar së fundi në Facebook. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen Haradinaj dhe gjithë të afërmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Duke përkujtuar atë është publikuar edhe një fotografi e rrallë e Ahmetit bashkë me Haradinajn përgjatë kohës së luftës, duke mbajtur armë në dorë, shkruan Indeksonline.

 

 

Madje ndër të tjerash Ahmeti ka cekur se Hilmi Haradinajn e ka njohur në kohë të vështira dhe e ka përshkruar si njëri luftëtar e frymëzues që nuk është ndalur kurrë.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se atë sot e kujton çdo shqiptar kudo që jeton dhe secili bashkëndjen këtë humbje.

Postimi i plotë:

Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës Hilmi Haradinaj nga kjo jetë,

U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonta, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale.

Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë, sa edhe djemtë që ia dhe atdheut.

Sot të kujton cdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndjen për këtë humbje.

Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Bac/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz