Xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit në Shqipëri. Në gjendje të rënduar psikologjike 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.
“Krimin e kam kryer për motive xhelozie, pasi bashkëshorti me tradhtonte”, mësohet të ketë deklaruar ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dielës, në tregun e Milotit. /Ora News.tv/