back to top
Monday, September 15, 2025

Gabim!

Të ngjajshme

Kush është James Rubin?

James Rubin është një diplomat dhe ekspert i njohur...

Gjykimi i madh- vëllezërit e ish-presidentit Thaçi mbërrijnë në Dhomat e Specializuara

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do...

Nait Hasani dhe vëllezërit e Thaçit sot në Hagë për dëshminë e James Rubin

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do...

Ymeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” të...

Ekspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të...

Shkruan Hysni Mehani

Gabim!

Ajo për çka duhet të angazhohemi në të ardhmen, është saktësisht e kundërta e kësaj që po bëjnë ish-pushtetarët dhe pushtetarët aktualë në Skenderaj.

Nuk u ndihmojmë qytetarëve, nëse për t’i siguruar gjërat me elementare për jetë i detyrojmë të zvarriten si bollë. Të dalin e të qajnë para televizionit, dhe si shpërblim për të qarat të fitojnë atë që ne si shoqëri do duhej t’ia siguronim, të drejtën më bazike për ushqim dhe strehim. Nuk duhet të krenohemi nëse detyrojmë një veteran lufte të qaj para televizionit, duhet ta kemi për turp. Por, hoxhë Halil Kastratit duhet t’ia heqim kapelen, ai po bën i vetëm atë që nuk e bëri shteti. Ata që mendojnë se kjo zgjidhje është e duhura, bëjnë mirë ta lexojnë Fatos Kongolin, “I humburi” dhe ta kuptojnë se çfarë pëson një fëmijë kur humbë besimin në babain e tij. Kur sheh duke qarë babain e tij.
Njëzetë vjet paslufte, të shfaqesh si storie suksesi ndërtimin e shtëpisë së veteranit, dhe atë, duke përfituar në krahët të një bamirësi nuk është aspak e ndershme. Aspak.

Duhet ta ndërrojmë qasjen, radikalisht. Disa u pasuruan tepër, më shumë se tepër, dhe, tash ia paskan filluar bamirësisë. Përderisa deri tash kanë zaptuar çdo gjë që u ka dalur përpara.

Na duhet shoqëri solidare, ata që fitojnë më shumë taksohen më shumë dhe kështu i krijojmë kushtet për një shoqëri mes të barabartëve. Shoqëri solidare përmes taksës progresive, jo shoqëri humanitare ku për të drejtat elementare duhet të bëhesh lypës dhe të qash para televizionit.

Për fund: kryetari i Nismës punë me kontratë mbi vepër, Fatmir Limaj, paska thënë se ishte ai që e nxorri Skenderajn nga lloçi. Nëse sot po i mashtron qytetarët e Skenderajt, pse duhet me i besu për dje?!! Po shihet se si çfarë të nxjerri nga lloçi i keni bërë.

P. S.
Nuk e postova ndonjë foto të atyre që ishin përfitues të këtyre shtëpive dhe atyre që bënin sehir, sepse fëmijët e tyre nesër mund të bëhen shumë të zot, por po ua thyejmë krenarinë sot.

.

 

Hysni Mehani është asambleist i VV-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz