BallinaRegjionaleSkenderaj, veteranit të UÇK-së i hapet bunari në oborr, ndjehet njeriu më...

Skenderaj, veteranit të UÇK-së i hapet bunari në oborr, ndjehet njeriu më i lumtur në botë (Video)

Të ngjajshme

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

Shumë fshatra të Kosovës ende kanë probleme me furnizim të ujit të pijshëm.

Më këtë problem po përballen edhe disa fshatra nga Komuna e Skenderajt.

Por disa bamirës, kanë ndërmarrë një aksion për hapjen e disa bunarëve, në mënyrë që t’u zgjidhin këtë problem banorëve të këtyre fshatrave.

Shaban Ferizi nga Plluzhina e Skenderajt, shprehet për RTV Dukagjinin se i është dashur të ecë deri në 200 metra për të bartur ujin për nevoja esenciale, përcjell Telegrafi.

“Viti i tretë që gjatë verës kam bartur ujë me kënata deri në 200 metra, ndërsa dimrit e kisha edhe më të vështirë. Ndjehem njeriu më i lumtur në botë, asnjëherë s’jam ndie më mirë se dita kur u bëra me bunar”, shprehet banori i entuziazmuar.

Berat Shatri, organizator i aksionit, thotë se ky është bunari tretë që e hapën në këtë fshat.

“Ky është bunari i tretë me radhë që po e hapim në fshatin Plluzhinë. Kjo shtëpi ku e hapëm bunarin, është e një veterani të UÇK-së. Kemi hapë një bunar edhe në fshatin Obri”, shprehet Berat Shatri.

Banorit të Obrisë, i duket ende e pabesueshme që ju hap bunari, pasi që këta banorë kanë vuajtur shumë për ujë të pijes.

“Kam pasur aq shumë emocione, sa që as vet nuk e kam besuar se po vjen dikush me më hap një bunar. Prej gëzimit nuk kam ditur as çka me i thënë, sepse kemi vuajtur shumë për ujë”, shprehet shumë i lumtur Veli Kuliqi./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz