back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKomuna e Mitrovicës rregullon edhe një hapësirë gjelbëruese për qytetarë

Komuna e Mitrovicës rregullon edhe një hapësirë gjelbëruese për qytetarë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë inspektuar të mërkurën punimet për rregullimin e kejit të Lumit Trepça, nga hyrja në Universitetin Publik të Mitrovicës, deri tek ura e magjistrales për në Prishtinë.

Kryetari Bahtiri, në takim me udhëheqësin dhe punëtorët e kompanisë përfituese për realizmin e këtij projekti, tha se duhet të vazhdojnë punët me intensitet të shtuar për ta përfunduar projektin në tërësi.

“Tashmë ka filluar sezoni i pushimeve verore dhe është mirë që të gjithë ata që hyjnë në Mitrovicë përmes kësaj rruge të shohin një pamje të bukur përgjatë saj dhe lumit, pasi që deri tash ishte një pamje shumë e shëmtuar. Përveç që kjo hapësirë do të rregullohet bukur, ku do të ketë edhe gjelbërim, në të do të vendosen edhe karrige për pushim të qytetarëve. Menjëherë do ta rregullojmë edhe hapësirën tjetër përgjatë varrezave ortodokse, si dhe atë afër magjistrales për në Prishtinë. Qyteti i Mitrovicës vërtetë do të bëhet një qytet që do të ngjason qyteteve evropiane”, tha kryetari Bahtiri.

Projekti për rregullimin e kejit të lumit Trepça është bashkëfinancim i Komunës me DEMOS-it dhe ka kushtuar rreth 33.000 euro.

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz