

Kryetari i Hani të Elezit, Rukfi Suma ka deklaruar pasurinë e tij në Agjensionin Anti Korrupsion.
Suma në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 59 mijë e 100 euro, ndërsa ka toka me vlerë prej rreth 60 mijë e 840 euro, ndërsa si pronësi të përbashkët ka deklaruar se ka një tokë tjetër e cila kap shumën e 4 mije e 860 euro.
Ai tek pjesa e pasurisë së luajtshme ka një veturë Golf 5 e cila i takon fëmijëve të tij.
Para të gatshme në llogarinë e Sumës ka gjithsej 264 euro ndërsa prindi i tij vetëm 8 euro e 65 cent.
Në pjesën e përshkrimit të hollësishëm të të hyrave vjetore, I pari i Hani të Elezit ka deklaruar se merr 14 mijë e 470 euro e 89 cent. Nga mëditja nga buxheti i Kosovës ai merr gjithsej 250 euro. Suma po ashtu merr edhe pensionin e TMK-së qe kap shumën 2.628 euro.
Për ta parë pasurinë e deklaruar nga Rukfi Suma, klikoni KËTU.
Theksojmë se Suma ka kandiduar për të parin e Hanit të Elezit si kandidat i pavarur dhe kjo është hera e tretë që Suma pa pikë problemi fiton zgjedhjet në qytetin e tij. /GazetaBlic/



