back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmePresidentin e fut gruaja në kredi (Dokument)

Presidentin e fut gruaja në kredi (Dokument)

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, (AKK) se pagë vjetore merr 32 mijë euro. Presidenti po ashtu ka deklaruar se ka marrë kredi në bankë për blerje të veturës dhe ndërtim të shtëpisë.

Thaçi posedon tokë bujqësore në vlerë prej 180 mijë euro dhe një shtëpi 250 metra katrorë të cilën e ka deklaruar se është pronë e përbashkët.

Pasuri të luajtshme presidenti Thaçi ka deklaruar dy vetura “Audi Q5” që është në pronësi të bashkëshortes së tij, Lumnije Thaçi dhe “Audi A4” pronë e përbashkët, ku të dyja këto kapin vlerën prej 38 mijë euro.

Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare presidenti Thaçi ka deklaruar se ka në dy banka të Kosovës ku vlera e tyre kap shumën e prej 139,704 mijë euro ndërsa në njërën prej bankave ka kursime për fëmijë në vlerë prej 10,280 euro.

Ndërsa në të njëjtin institucion financiare krahasuar me vitin e kaluar presidenti Thaçi kishte deklaruar 290. 000 mijë euro, me prejardhje nga shitja e shtëpisë.

Mirëpo si duket presidenti Thaçi është edhe në borxhe. Ai ka deklaruar se detyrimet financiare ka në dy banka të Kosovës, borxhe këto të cilat i ka marrë për blerje të veturës dhe ndërtim të shtëpisë./express/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz