Ish’mafiozi i familjes italiane Gambino, me origjinë shqiptare, John Alites, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, po trajtohet si një figurë e rëndësishme. Ndër ata që e kanë takuar, është edhe kryetari i Junikut, Agron Kuqi.
Në një fotografi që Gazetës Metro ja ka dërguar një qytetar, Alite shihet në takim me kryetarin Kuqi.
Alite, që kishte kryer shumë krime në SHBA në kuadër të familjes italiane Gambino, ishte tërhequr nga aktiviteti kriminal, duke bashkëpunuar edhe me drejtësinë, dhe kjo kishte bërë që ai të vuaj burg më pak vite se sa do të dënohej për krimet që kishte kryer.
Tani, ai thotë të jetë penduar për atë që kishte bërë, dhe jeta e tij e re pas daljes nga burgu, është krejtësisht tjetër. Alite deri tani ka shkruar dy libra.
Ish’mafiozi shqiptar i Amerikës, me origjinë nga Gjirokastra, thotë se në Kosovë idol ka kryeministrin Ramush Haradinaj. /gazetametro.net