52-vjeçari nga fshati Logovardi i Manastirit është djegur nga zjarri që bëri shkrumb e hi shtëpinë e tij.
Më datë 10 qershor 2018, rreth orës 5 e 40 minuta, në fshatin Logovardi të Manastirit, në shtëpinë e personit me inicialet D.G. (52) shpërtheu zjarr, ndërsa gjatë kësaj kohe në shtëpi ishte pronari, i cili humbi jetën. Nga zjarri shtëpia u dogj e tëra. Nga ekipi i Njësisë së zjarrfikësve zjarri u shua. Ekspertiza do të bëhet gjatë ditës së sotme, njoftojnë nga policia, transmeton Tetova News.