BallinaLajmeMoti sot dhe gjatë ditëve në vazhdim

Moti sot dhe gjatë ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës

Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës. Në stadiumin ”St....

Hoti kërkon tërheqjen e materialeve për masakrat: Faktet janë gabim, cenojnë të vërtetën historike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare,Andin...

Leon Thomas dhe rruga drejt majës së R&B

Ylli në ngjitje i R&B, Leon Thomas, po jeton...

“Hajni ndër vite”, Sejdiu flet për problemin e njehsorëve të KEDS-it

Çështja e njehsorëve të energjisë elektrike, e cila ditëve...

Në fillim të javës, temperaturat e ajrit, do të rriten mbi vlera mesatare, e më pas do të pësojnë një rënie rreth këtyre vlerave. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 16C, e ato maksimale në fillim të javës do të rriten deri në 30C, e më pas do të zbresin në 25C.

Në ditët e para të javës, fusha më stabile të presionit të lartë dhe një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që po shtrihet mbi rajon, do të sjellin mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Nga mesi i javës, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë, që do të favorizojnë sërish mot jostabil dhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

11.06 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

12.06 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite, rreth viseve malore mundësi për shtrëngata me shi.

13.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

14.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

15.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite me shtrëngata me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga krahu perëndimor 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz