BallinaJetëLajmin që duhet lexuar ata që flenë ditën, gjumi i drekës, dëmton...

Lajmin që duhet lexuar ata që flenë ditën, gjumi i drekës, dëmton apo shëron?

Të ngjajshme

Zurbarán: Mistikë dhe realizëm i rrallë

Ekspozita kushtuar piktorit spanjoll Francisco de Zurbarán zbulon një...

Avdyli: Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka...

Çfarë lojtari Alvarez, gati sa nuk shënoi eurogol

Skuadra e Atletico Madridit ishte afër të shënonte golin...

Adrola pranë Capital T, një moment i thjeshtë plot ‘dashni’

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë një foto në...

Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë. Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon lodhjen, edhe pse shumica e hulumtimeve të tjera kanë dëshmuar se për çlodhje të plotë më i dobishëm është gjumi më i gjatë.

Në një eksperiment të kryer në Gjermani, në të cilin është kërkuar nga studentët të mbajnë mend një listë të emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit. Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur mend dukshëm më shumë fjalë.

Para gjumit, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme me gjumin dhe mendime të ndryshme “të marra”. Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to, shkruan bota.al. Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më i rëndësishëm sesa vetë gjumi.

Gjithsesi, e mira do të ishte të mos e tejkaloni. Një gjumë i shkurtër nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta. Kjo gjë do ta dëmtonte sistemin nervor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz