back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajme“M’i bëni të fala Fadilit, sepse e dua si djalin tim” –...

“M’i bëni të fala Fadilit, sepse e dua si djalin tim” – fjalët e ish presidentit të Fenerbahçes një natë para vdekjes së Vokrrit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në akademinë përkujtimore që po mbahet për nder të ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, ka ndarë rrëfimin e tij për një natë përpara se të vdiste legjenda e futbollit kosovar.

“Kemi qenë në Bodrum të Turqisë. Një natë përpara se të merrnim lajmin e kobshëm që na ndau frymën, ish presidenti i Fenerbahces, Ali Shen, na kishte ftuar për darkë të gjithë kryetarëve të komiteteve olimpike nga Evropa Qendore dhe Evropa Juglindore”.

“Sapo e morri vesh se jemi nga Kosova, Ali Shen, nisi të flasë shqip. Ai më tha ‘m’i bëni të fala Fadilit sepse e dua si djalin tim’”, ka thënë Hasani, njofton Klan Kosova.

Ai ka vazhduar më tej se me vdekjen e Vokrrit Kosova ka humbur një figurë të madhe.

“Na ike kur KOK ku ishe nën president kishte nevojë për përvojën tënde si sportist elitar dhe si një lider”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz