back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePolicia apel shoferëve, 6 persona humbën jetën nga pakujdesia

Policia apel shoferëve, 6 persona humbën jetën nga pakujdesia

Të ngjajshme

Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme...

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të...

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave...

Apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafikun rrugor

Referuar shtimit të numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërishtë dy rasteve të fundit të aksidenteve (vetë-aksidenteve) tragjike në trafikun rrugor, njëri në rajonin e Ferizajt (08.06.2018) dhe tjetri gjatë natës së mbrëmshme (10.06.2018) në rajonin e Pejës, ku në të dyja rastet kanë humbur jetën gjashtë (6) persona, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrsit në trafik në veçanti tek drejtuesit e automjetve që të rrisin nivelin e vetëdijës, të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën e tyre gjatë drjetimit të automjeteve të tyre, sepse me veprimet e tyre, jo vetëm që po rrezikojnë jetët e tyre, por po rrezikojnë edhe jetët e pjesmarrësve të tjerë në trafikun rrugor.

Duke parë që të dyja rastet e lartë përmendura janë vetë-aksidente të shkaktuara, kërkohet nga drejtuesit e automjetëve në veçanti që për të evituar rastet e tilla, të respektojnë dispozitat ligjore, sinjalistikën rrugore, t’i përshtaten kushteve të rrugës, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit.

Humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive.

Njësitët policore vazhdojnë të monitorojnë dhe të menaxhojnë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat që parasheh ligji në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti këtyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës përveç detyrave aktive në mbajtjen rendit dhe zbatimin e ligjit, angazhime intensive me zyrtarët e saj ka edhe në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe në baza ditore shqipton rreth (1000) një mijë tiketa për kundervajtje në trafik, prap se prap situata në trafikun rrugor mbetet shqetësuse dhe kërkon qasje serioze nga të gjithë, si dhe ndërmarrje të veprimeve efektive për vetëdijësim me qëllim të parandalimit të humbjes së jetëve njerëzore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz