Klubi i njohur turk Fenerbahce ka shkruar një letër ngushëllimi gjithë popullit të Kosovës për humbjen e parakohshme të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, shkruan Gazeta Blic
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar për të mësuar se ish lojtari i ynë i futbollit në vitet 1990-92, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë.
Ne dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të afërmve të Fadil Vokrrit, të cilët e humbën të dashurin e tyre, shprehim ngushëllimet për të gjithë dashamirët e Vokrrit, sidomos fansat tonë dhe popullin e Kosovës”, shkruan klubi i njour turk në faqen zyrtare.
Vokrri ndërroi jetë sot në QKUK, pasi pati probleme me zemër./Gazeta Blic