Boksieri britanik, Tajson Fjuri, dhe shqiptari Sefer Seferi, kanë kryer peshimin zyrtar para ndeshjes që do të zhvillojnë më 9 qershor në qytetin e Mançesterit.
Fjuri, ish-kampion bote në peshat e rënda, ishte rreth 25 kg më i rëndë se Seferi, duke konfirmuar formën para këtij dueli.
Fjuri, për të dhuruar spektakël, edhe para fillimit të sfidës, ngriti në krahë në një moment gjatë peshimit boksierin shqiptar.