Të gjithë tifozët e klubeve më të mëdha europiane ëndërrojnë të shohin Cristiano Ronaldon sezonin e ardhshëm me fanellën e skuadrës së tyre të zemrës. Portugezi tashmë ka thënë se do të largohet nga Real Madrid, dhe pas raportimit të mëngjesit të sotëm nga “Il Giornale” që e zbarkonte CR7 te Napoli, media serioze spanjolle “Marca” ka informuar se mes ekipeve favorite për të siguruar shërbimet e portugezit është edhe Juventus, kampione e Italisë.
“Nuk janë të shumtë klubet që mund të pretendojnë blerjen e tij nga aspekti ekonomik, pastaj është edhe çështja e pagës së tij, që përbën problem, ose të paktën duhet zgjidhur. Destinacioni i parë është ai që kthehet e rikthehet shpesh, Manchester United, vijuar me Bayern Munich, por edhe Juventus. Gjithsesi bazuar në pagën e majme prej 21 milionë euro në sezon që përfiton CR7 nga Real Madrid, duket gati mision i pamundur që një skuadër e Seria A të mund të përballojë luksin e blerjes së portugezit”, raporton ‘Marca’.