back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSHFMU “Rasim Kiçina” në Drenas shënon ditën e shkollës (FOTO)

SHFMU “Rasim Kiçina” në Drenas shënon ditën e shkollës (FOTO)

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

 

Sot, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Rasim Kiçina” ka shënuar Ditën së shkollës, me rastin e ditëlindjes së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, që kjo shkollë me krenari mbanë emrin e tij.

Në këtë festë mori pjesë Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj dhe Drejtori i Arsimit me bashkëpunëtor.

Festa e Ditës së shkollës u hap me një fjalë rasti nga Drejtori i shkollës, Shefqet Bytyqi, i cili foli rreth historikut dhe sukseseve të shkollës.

Pastaj një fjalë rasti mbajti Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, i cili pasi u uroj nxënësve dhe të pranishmëve Ditën e shkollës, ai tha: “Rasim Kiçina, emrin e të cilit e mban shkolla juaj, ishte nxënës i mirë. Ai çdo muaj vinte e me çantë shkollore merrte libra nga biblioteka ime. Duke lexuar ai u edukua deri në atë nivel sa ishte i gatshëm që për Kosovën ta jepte edhe jetën. Për të jetësuar amanetin e këtij burri, tani Hero i Kosovës, ju duhet te mësoni e ta bëni Kosovën ashtu siç e dëshiroi ai dhe dëshmorët tjerë”.

Në fund me recitale, këngë dhe valle u përmbyll festa e Ditës së shkollës.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz