BallinaLajmeShqiptari nga Drenica që po krijon një fe të re!

Shqiptari nga Drenica që po krijon një fe të re!

Të ngjajshme

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

E pazakontë, tifozët shqiptarë mbetën jashtë stadiumit në Varshavë

Na ndajnë dhe disa minuta nga fillimi i ndeshjes...

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

Është prapë, Kastriot Berishaj, djali nga Polaci, i cili thotë se është duke e krijuar një fe të re, atë të shqiptarizmit.

Ai thotë se feja e tij është Shqipëria e Bashkuar, ndërsa dy Kryezotët janë Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari.

“Feja e SHQIPTARIZMIT është një fe e veshur nën petkun kombëtar, një fe që do të shtynte të besosh në një ZOT dhe të dërguarit e tij: Gjergj Kastriotin, Adem Jasharin dhe të tjerët që kombin ta mbajnë të bashkuar, në një fe që ruan traditat kombëtare, gjuhën dhe të gjitha këto nuk lë që të sakrifikohen (siç janë sakrifikuar dhe sakrifikohen edhe sot) në llogari të feve dhe civilizimeve që vijnë nga vende, kombe, kultura e gjuhë të huaja” ka thënë ai.

Po ashtu ai ka shtuar se do t`i ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe të tjera të nevojshme që feja e Shqiptarzmit të legalizohet, të njihet dhe të shpërndahet kudo që jetojnë besimtarët e fesë së Shqiptarizmit.

“Besoj fuqishëm se Feja e Shqiptarizmit është e vetmja FE e pranuar për shqiptarët, prandaj duke pasur parasysh se kemi mbi 20 milion e më shumë njerëz në botë, me gjak shqiptari atëherë Feja e Shqiptarizmit do të jetë Feja dominante”, është shprehur ai për Gazetën Express.

Ai ka theksuar se frymëzimi për këtë iniciativë i vjen nga të qenit shqiptar dhe shqiptar mbi të gjitha, pjesëtar i një kombi i cili asnjëherë nuk u vra për fe, por vetëm për Komb, Flamur dhe Atdhe, si elemente bazë që garantojnë mirëqenie të mirë për familjen. Është shprehur se shumë shpejt do të fillojë procedurat për legalizimin e kësaj feje./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz