BallinaRegjionaleDrenasMjekët amerikanë bëjnë vizitë mjekësore në Komunën e Drenasit (FOTO)

Mjekët amerikanë bëjnë vizitë mjekësore në Komunën e Drenasit (FOTO)

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

 

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me OJQ “Kosovo Hope”, kanë organizuar një vizitë mjekësore me mjekë amerikan në shkollën fillore “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran.

Me këtë rast, mjekët amerikanë u mirëpritën nga Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arsim Haxhiu, Drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj dhe Drejtori i Shkollës, Ruzhdi Orana.

Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj i falënderoj mjekët amerikanë duke theksuar se “në shekullin e XX, SHBA-të e kanë ndihmuar popullin tonë sa herë që gjendej në situata të vështira, sidomos gjatë Luftës Çlirimtare në pranverën e vitit 1999, kur SHBA-të patën rolin kryesor në bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë. Edhe sot, ky ekip mjekësh nga Amerika ka ardhur në komunën tonë po bënë një ndihmesë jashëzakonisht të madhe për diagnostifikimin dhe shërimin e të sëmurëve të komunës sonë”.

Gjatë ditës së sotme mjekët amerikanë do të kontrollojnë pacientë dhe do të shpërndajnë barëra falas. Në këtë grup ka mjekë të ndryshëm familjarë dhe mjekë për fëmijë.

Të drejtën e vizitës kanë të gjithë qytetarët pa dallim moshe si dhe personat që janë në procedurë për trajtim jashtë vendit, për konsulta paraprake. Ata do të punojnë sot nga ora 8:00-16:00.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz