back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeZogaj: Shteti provincial i udhëhequr nga Broja, Gllogjani e Banja

Zogaj: Shteti provincial i udhëhequr nga Broja, Gllogjani e Banja

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Analisti politik Petrit Zogaj përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka përshkruar me pak fjalë gjendjen aktuale në vend, dhe kaosin politik e ekonomik në vend. 

Zogaj ka thënë me ironi  se Kosova ka qenë gjithmonë një provincë, e udhëhequr nga liderë provincial, duke shkuar gjithmonë më poshtë se sa ishte paraprakisht.

Të tillët sipas Zogajt vendimet e tyre merren brenda logjikes provinciale,  reagimet dhe punët e tyre, janë brenda kësaj logjike.

Ai ka përmendur në këtë renditje udhëheqjen e Thaçit, Haradianjt, e Limajt, duke i lidhur ata me vendlindjet e tyre.

Në krejt këtë kaos, Zogaj ka thënë se ka një të vërtet të madhe, që është paaftësia për ta qeverisur vendin.

“Kemi qene gjithnjë province, e kjo e ka efektin e vet. Qeverisesh si province. Ke lidere provincial. E trajton publiken provincialisht. Shkollohesh si provincial. Mendon si i tille. Vendimet i merr brenda logjikes se provinces. Luften e ben provincialisht. Reagon sipas menyres se njejte provinciale. Dikur thonin qe po qeverise Gjakova, pra nje province e provinces. Me vone thonim Drenica, tash themi Drenica e Dukagjini. Shkuam edhe me poshte, thojme po na qeverise Broja e Gllogjani e Banja. Vazhduam tutje duke ju referu mbiemrave te familjeve te ketyre provincialistave: thacet, haradinajt, limajt e te tjeret si keta. Dikur thonim qe Gjakova ka ndertu fabrika sepse udheheqja ishte e tyre, tash themi qe Drenica, Dukagjini, Malisheva, dhe vazhdon varesisht nga ministri ose ministrja.
Pra, gjithmone duke mendu e qeverise provincialisht. E ne kete mes, ka nje te vertete te hidhur mbi paaftesite tona me e qeverise nje vend e nje popull 2 milion banoresh.” ka shkruar Zogaj./GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz